Please enter at least 3 characters.

Elshani: Ishte fitore e vështirë, por e merituar

2021/08/Faruk-Elshani.jpg

Feronikeli fitoi 2-0 në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së tretë në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Drenasi mori fitoren e parë në këtë fillim edicion, duke marrë kështu edhe tre pikët e para të plota.

Për këtë fitore, trajneri Faruk Elashni ka thënë se ishte një fitore e vështirë, mirëpo e merituar.

Prej fillimit kemi besuar tek kjo ekip. Të them të drejtën jemi ardhur me marrë pikë, por për fitore ishte vështirë. Fitorja është e merituar”, ka thënë strategu i Feronikeli për Art Sport.

“Nëse e shohim ekipin, unë besoj që kanë gabuar ata që kanë thënë se Feronikeli do jetë kafshatë e lehtë. E kemi Lapidar Lladrovcin kampion, Behar Maliqin kampion, Smakiqin kampion, Elshanin kampion e shumë futbollistë të tjerë”.

“Besoj që kanë gabuar me atë konstatim analistët, sepse kjo ekip do ta merr vetën dhe do shohim si do ecin gjërat”, përfundoi Elshani. /Telegrafi/