Please enter at least 3 characters.

Eliza Dushku flet për herë të parë pasi u bë nënë

2019/08/Eliza3-e1564761326343.jpg
267:"NEW YORK, NEW YORK - FEBRUARY 14: Peter Palandjian and Eliza Dushku attend the special screening of 'Mapplethorpe' hosted by Samuel Goldwyn Films with The Cinema Society at Cinepolis Chelsea on February 14, 2019 in New York City. (Photo by Dominik Bindl/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, është bërë së fundmi nënë për herë të parë.

38-vjeçarja lajmin e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqte bashkëshortin e saj, Peter Palandijanin, bashkë me djalin e tyre të porsalindur.

Ndërkohë, më vonë aktorja hollivudiane publikoi një shkrim, duke konfirmuar sërish që është bërë nënë, ndërsa ka dhënë detaje rreth foshnjës së porsalindur.

"Përshëndetje, po, djali ynë i bukur erdhi në Beantown, Philip Bourne Dushku Palandjian (do ta quajmë Bourne si në qytetin e poshtëm në Cape Cod vs Jason), e mbështjellë dhe dalë këtë të shtunë mbrëma në mirëseardhjen më të ngrohtë të tij tanimë në mënyrë të çmendur në dashuri me prindërit (Zot, e dua burrin tim), familjen dhe miqtë. Ne jemi thjesht mirënjohës dhe të kënaqur dhe ju falënderojmë të gjithëve për ndarjen e këtij udhëtimi emocionues me ne", ka shkruar ndër të tjerash Dushku.

Eliza përndryshe është lindur dhe rritur në Boston, gjersa me prejardhje është nga Korça e Shqipërisë.

Suksesi i saj në Hollywood është dëshmuar me pjesëmarrjen në projekte të shumta kinematografike ndërkombëtare. /Telegrafi/