Please enter at least 3 characters.

Ekspozita bizare, me kafshë të ngordhura (Foto)

2016/11/Hapet-ekspozita-bizare-me-kafshë-të-ngordhura-foto.jpg

Jan Fabre nga Belgjika, e ka hapur një ekspozitë të pazakontë në Muzeun Hermitage në Rusi, ku përfshihen kafshë të ngordhura e të lidhura me litarë për tavani.

Koleksioni i 57-vjeçarit përfshin piktura dhe disa qenë, mace dhe lepuj të varur apo të vendosur në vende të ndryshme në dysheme, transmeton Telegrafi.

Ky instilacion bizar ka ngritur shqetësimin e mbrojtësve të drejtave të kafshëve, të cilët e kanë krijuar hashtagun ‘turp për ju Hermitage’.

Megjithatë, zyrtarë të muzeut kanë thënë se ekspozita nuk do të ndalet, por do të vazhdojë në afatin e paraparë.

Në anën tjetër, Fabre ka thënë se kafshët janë gjetur të ngordhura, e nuk janë mbytur për këtë organizim. /Telegrafi/