Please enter at least 3 characters.

Eksperti i sigurisë, Musliu: Në krye të BIA-s serbe një gomar i rrezikshëm pro-rus

2022/12/316937037_145466418275717_3240073045280645893_n-e1669915144766.jpg

Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, u emërua drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit (BIA), e kjo sipas ekspertit të sigurisë, Agim Musliu, tregon se Serbia edhe një kohë do të jetë nën kthetrat ruse.

Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se emërimi i ish ministrit serb të Punëve të Brendshme drejtor i Shërbimit serb të Inteligjencës – BIA, “është ‘medalje’ nga Rusia për Vulinin”.

“Ky është shqelm për Evropën (nëse Evropa ka ndjeshmëri për shqelmat ruso-serbë). Kjo është vulë se Serbia edhe një kohë do të jetë nën kthetrat ruse”, ka shkruar Musliu, transmeton Telegrafi.

Sipas Musliut, “ky është edhe një ngushëllim për shërbimet e inteligjencës në rajon (AKI - Kosovë, ANB - Mal i Zi, SOA - Kroaci, SHISH - Shqipëri, UBK - Maqedoni Veriore, SIPA - BeH), se në krye të BIA-s është një gomar, por i rrezikshëm, sepse është prorus”.

Para Vulinit, në këtë post ishte Bratisllav Gashiq, tani ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

BIA është një shërbim civil i sigurisë kombëtare të Republikës së Serbisë.

Ajo është përgjegjëse për mbrojtjen e sigurisë së këtij vendi dhe, ndër të tjera, për zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve që, siç thuhet, synojnë cenimin ose rrëzimin e rendit të vendosur me Kushtetutën e Republikës së Serbisë. /Telegrafi/