Please enter at least 3 characters.

Ekipet spanjolle të shpëtimit përqendrojnë kërkimin e tyre në garazhet nëntokësore, dyshohet se kanë mbetur të bllokuar blerësit dhe punëtorët

2024/11/1-4.jpg
491:"epa11700419 A man clears the debris and mud on his property following last week's floods in the municipality of Sedavi, province of Valencia, Spain, 04 November 2024. The devastating floods in Valencia and neighboring provinces have caused at least 213 fatalities as efforts to search for missing people, provide supplies and care for the victims continue almost one week since the DANA (high-altitude isolated depression) weather phenomenon hit the east of the country. EPA-EFE/ANA ESCOBAR
7:"EPA-EFE

Ekipet spanjolle të shpëtimit po përqendrojnë kërkimin e tyre për personat e zhdukur në garazhe nëntokësore dhe një parking shumëkatësh në Valencia pas përmbytjeve shkatërruese të javës së kaluar.

Dyshohet se blerësit dhe punëtorët kanë mbetur të bllokuar brenda parkingut të veturave në një qendër tregtare në Aldaia, në periferi të Valencias, pasi përmbytjet kanë pushtuar zonën.

Policia ka konfirmuar se nuk ka viktima në 50 automjetet e para të kontrolluara në vendngjarje, transmeton Telegrafi.

Por raportet sugjerojnë se këto automjete u gjetën pranë hyrjes së parkingut, me pjesën tjetër të mbetur ende të zhytur në ujë dhe ende për t'u eksploruar.

Ky vendim vjen pasi Agjencia Shtetërore Meteorologjike e Spanjës (Aemet) vendosi një pjesë të rajonit verilindor të Katalonjës në alarm të kuq për shi të rrëmbyeshëm, me kryeqytetin e saj Barcelonën që po përjeton përmbytje të hënën në mëngjes.

Mediat katalanase treguan pamjet e veturaave të zhytura pjesërisht në një autostradë dhe ujërat e vërshuara duke hyrë në një autobus.

Uji ka hyrë gjithashtu në pjesë të aeroportit El Prat të qytetit, duke përfshirë zonën publike të Terminalit 1. Më shumë se 80 fluturime janë anuluar, vonuar ose devijuar, ndërsa shërbimet hekurudhore janë pezulluar. /Telegrafi/