Please enter at least 3 characters.

Egzon Azemi i VV-së shkarkohet nga bordi i Ndërmarrjes Publike Banesore

2018/08/egzon-azemi-e1533653814725.jpg

Asamblisti i vetëvendosjes, Egzon Azemi është shkarkuar nga Bordi i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike banesore nga Asambleja e Komunës së Prishtinës.

Shkarkimi i tij u bë me propozim të asamblistit Nol Nushi nga PSD, ndërsa në votim morën pjesë edhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Azemi wshtw shkarkuar me 22 vota për, ndërsa me rastin e votimit të pranishëm në sallën e asamblesë nuk ishin asamblistët e LDK-së dhe Vetëvendosjes, raporton Kallxo.com.

Pas shkarkimit të Azemit, Kuvendi Komunal i Prishtinës zgjodhi dy përfaqësues të ri të aksionarit për bordin e NPB-së, Genc Sherfin nga PSD dhe Suzana Kika nga AAK-ja.