Edy Reja: Na duhej rezultati, e morëm me meritë - mbrojtja bëri gabime
Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja u justifikua se fitorja me Bjellorusinë u ndërlikua për shkak se shumë lojtarë që u aktivizuan sot, nuk kanë luajtur rregullisht me ekipet e tyre.
Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, tekniku italian kërkoi që të mos përsëriteshin pyetjet nëse skuadra mund të luajë me skemën 3-5-2 duke dhënë dhe një batutë në fund të prononcimit.
“Fitore me dy ‘fytyra’ – Nëse keni parasysh, lojtarët që janë aktivizuar, ka shumë lojtarë që nuk luajnë as në klube. Ju e dini, nuk mund të pretendonim që në 3 ditë të ishin në formë të mirë fizike. Për sa kohë ishim mirë fizikisht, e kontrolluam ndeshje. E lëshuam për pak takimin. I komplimentoj shumë lojtarët se dhanë maksimumin. Nuk mund të bëjnë kritika. Kemi fituar 3 ndeshjet e fundit. Më pëlqen të luaj mirë kur i kemi mundësitë. Tani na duhej rezultati, i morëm me meritë. Djemtë treguan se duan kombëtaren, dhe duhet t’u japim meritat. Shpirti, agresiviteti që luftuan deri në fund. Memola ka një muaj që s’luan, Ismajli dy muaj, Gjasula nuk luan. Dhe Veseli ka tri ndeshje që luan vetëm me ne. Bjellorusia është e fortë fizikisht, ishte e vështirë t’i përmbanim. Luajnë fort dhe në lojën në ajër.
Mbrojtja me gabime – Mendoj se Memushaj shtrëngoi dhëmbët, mezi priste të dilte. Memolla çerek ore pas pjesës së dytë më tha se donte të dilte. I thashë ‘shtrëngo dhëmbët’ sepse nuk kisha alternativa.


