Please enter at least 3 characters.

Edita Sopjani bëhet nënë për herë të dytë

2024/07/Screenshot_30-8.png

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edita Sopjani, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Ajo thotë se ka sjellë në jetë një tjetër djalë që e ka pagëzuar me emrin, Ron.

"Sot Zoti bekoi familjen tonë edhe me një djalë! Mirësevjen në botën tonë, engjëlli i vogël, Ron", ka shkruar ajo.

Artistja tutje shtoi: "Vëllai yt Rio, mami dhe babi të duan shumë".

Edita prej vitesh është zhvendosur në Gjermani, ku edhe ka ndërtuar jetën e re.

E njëjta prej vitesh është tërhequr nga muzika dhe nga projektet e tjera. /Telegrafi/