Please enter at least 3 characters.

Edi Rama paralajmëron konferencë urgjente për media në 17:30

2017/05/Edi-Rama-1-e1493992567409.jpg

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar daljen në një konferencë urgjente për mediat.

Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se “Në orën 17.30 në Kryeministri, konferencë për shtyp e Kryeministrit, Edi Rama”.

Konferenca u lajmërua në orën 15:40. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë Kryeministri zhvilloi një konferencë të gjatë me gazetarët ku foli për situatën politike në vend dhe bojkotin e opozitës.

Pas konferencës me gazetarët dje, Kryeministri zhvilloi pasdite një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili nuk solli marrëveshje. Pritet të shihet se cili është qëndrimi më i fundit i Ramës për Krizën politike. /Telegrafi/