Edi Rama ndan në Facebook një foto të veçantë
18/02/2026
Kosova ka festuar dje (17 shkurt) 18 vjetorin e pavarësisë, derisa nga orët e para të së martës e deri në orët e vona, kishte festë në të gjithë vendin.
Ajo që ishte më kryesorja, marshi për liri ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, që po mbahen në Hagë.
Sipas organizatorit të marshit “Liria ka Emër”, në këtë marsh ishin të pranishëm mbi 130 mijë qytetarët, që sinjalizuan se duan liri për ish-krerët.
Në Kosovë, i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që kërkoi lirimin sa më të shpejtë të tyre.
Rama po ashtu në këtë mëngjes ka shpërndarë në profili e tij një foto tejet të veçantë, ku shihet flamuri shqiptar, ai i Kosovës dhe i UÇK-së. /Telegrafi/


