Edhe Xhaka e pranon për Ligën Premier
23-vjeçari u transferua te Gladbachu nga Baseli në vitin 2012 dhe ka kontratë deri në vitin 2019.
Së fundmi është raportuar se Liverpooli ka shprehur interesim për shërbimet e tij, ndërsa Manchester City thuhet se ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë funteve për përfaqësuesin e Zvicrës.
Duke folur për “Sky Sports” në Gjermani, Xhaka, i cili një herë u cilësuar si “Bastian Schëeinsteigeri i ri”, ka shtuar spekulimet se mund të kalojë në Ligë Premier.
“Mendoj se të gjithë e kanë një ëndërr”, ka thënë Xhaka. “Të gjithë në fëmijëri ëndërrojnë dhe kjo është ëndrra ime e fëmijërisë sime. A do të realizohet kjo ëndërr, mbetet të shihet. Tani për tani nuk mund të them se sa reale është”.
PO ASHTU LEXONI: Guardiola ofron 50 milionë euro për shqiptarin


