Please enter at least 3 characters.

Edhe pse është i lënduar rëndë, United është gati ta transferojë Hudson-Odoin

2019/04/GettyImages-1140213793.jpg
274:"LONDON, ENGLAND - APRIL 03: Callum Hudson-Odoi of Chelsea applauds fans following victory in the Premier League match between Chelsea FC and Brighton & Hove Albion at Stamford Bridge on April 03, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Callum Hudson-Odoi është duke u llogaritët si njëri nga talentet më premtues në Angli.

Sulmuesi anësor i Chelseat ka bërë disa paraqitje të mira këtë edicion, por së fundmi ai ka pësuar një lëndim të rëndë.

Hudson-Odoi është lënduar rëndë pasi ka thyer tendën e Akilit dhe kësisoj do të jetë jashtë fushave rreth nëntë muaj.

Por Manchester United është gati ta transferojë të lënduar talentin anglez në Old Traford.

Callum Hudson-Odoi. (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Sipas medieve angleze, United është gati të ofrojë rreth 45 milionë funte për ta bindur Chelsean të heqë dorë nga lojtari.

Në anën tjetër interesim të madh për sulmuesin këmbëshpejtë ka shfaqur edhe Bayern Munich.

18-vjeçari pas lëndimit ka thënë se nuk po ngutet për ta vazhduar kontratën me Chelsean pasi po i shikon mundësit më të mira për të ardhmen e tij. /Telegrafi/