Edhe pse ende nuk kanë humbje, Drenica ndërprenë bashkëpunimin me Megzon Visokën
Drenica ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Megzon Visoka dhe ndihmësin e tij Robert Gjeraj. Klubi nga Skenderaj kërkon rikthimin në elitën e futbollit kosovar dhe këtë sezon ka investuar shumë.Deri më tani Visoka ka arritur pesë fitore dhe tri barazime, ku me 18 pikë është në vendin e dytë pas Vëllaznimit që ka një pikë më shumë. “Klubi Futbollistik 'Drenica', njofton opinionin futbolldashës, dashamirët, tifozët dhe qytetarët se është ndërprerë bashkëpunimi me marrëveshje dhe mirëkuptim të dyanshëm më kryetrajnerin Megzon Visoka dhe asistentin Robert Gjeraj”.


