Please enter at least 3 characters.

Edhe pse e sëmurë, Rita Ora thotë se po duhet të aktrojë para tjerëve sikur nuk është për t'i përmbushur angazhimet e saj

2019/12/rr2.jpg
259:"BEVERLY HILLS, CA - FEBRUARY 09: Rita Ora attends the Pre-GRAMMY Gala and GRAMMY Salute to Industry Icons Honoring Clarence Avant at The Beverly Hilton Hotel on February 9, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images for NARAS)
22:"Getty Images for NARAS

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të jetë shumë e angazhuar për këtë fundvit.

Vetëm pak ditë më parë, ajo mori pjesë në eventin e madh të Capital FM të realizuar në Londër, ku performoi para mijëra fansave.

Ndërkohë, ajo këto ditë ka xhiruar intensivisht edhe për filmin e ri "Twist", në të cilin do të jetë pjesëmarrëse me një rol kryesor.

Përkundër angazhimeve të shumta dhe lodhjes, Rita po përballet edhe me gripin sezonal.

Megjithatë, ajo nuk po i ndal aktivitetet ani pse e shqetësuar nga problemet shëndetësore.

Rita publikoi të premten për 15.6 milionë ndjekësit e saj, duke treguar se pavarësisht që është sëmurë, ajo po përpiqet të mbahet duke u sillur sikur nuk është e sëmurë.

"Kur jeni e sëmurë dhe përpiqeni me vështirësi të silleni sikur nuk jeni", ka shkruar 29-vjeçarja në Instagram.

Rita ka premtuar plot projekte gjatë vitit 2020, për të cilat thotë se ka punuar intensivisht gjatë këtij viti. /Telegrafi/