Please enter at least 3 characters.

Edhe një tjetër po i braktisë, bashkëthemeluesi i OpenAI largohet nga gjiganti teknologjik – shkon të rivali Anthropic

2024/08/2-14.jpg

Një tjetër bashkëthemelues po largohet nga gjiganti teknologjik OpenAI.

John Schulman ka vendosur të largohet nga kompania OpenAI, një nga bashkëthemeluesit e së cilës është dhe të kalojë në Anthropic, që është rivali kryesor i OpenAI, transmeton Telegrafi.

Në përgjigje të njoftimit në platformën X, drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman falënderoi Shulman dhe vuri në dukje se ai ishte përgjegjës për një pjesë të rëndësishme të asaj që ishte strategjia fillestare e OpenAI.

Në punën e tij të re, Schulman do të punojë ngushtë me Jan Leiker, një tjetër zyrtar që u largua nga OpenAI për Anthropic.

Arsyeja është shqetësimi se siguria është vënë në prapavijë për t'u fokusuar te biznesi. /Telegrafi/