Please enter at least 3 characters.

Edhe në Tetovë shënohet dita 23 tetori

2016/08/Komuna-e-Tetoves.jpg

Me ceremoni para përmendores së Revolucionit në qendër të Tetovës, sot është shënuar 23 tetori - Dita e luftës revolucionare maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktivitetet filluan me intonimin e himnit të Maqedonisë dhe një minutë heshtje në nderë të atyre që dhanë jetën për liri.

Profesoresha e historisë, Olivera Giçenko, lexoi referat për rëndësinë e kësaj dite. Në kuadër të aktiviteteve, u vendosën lule tek përmendorja e revolucionit, nga ana e delegacionit Lidhja e Luftëtarëve - Tetovë.

Dita e 23 Tetorit festohet nga viti 2007, kur u soll dhe u votua ligji për festat shtetërore./Telegrafi/