Please enter at least 3 characters.

Edhe kjo ndodh në Maqedoni: Mësuesi e rreh nxënësin për t'ju treguar tjerëve si është rrahur Sela (Video)

2017/05/Dhuna-tek-nxënësit.jpg

Nxënësit kanë ''luajtur'' lojën e ''dhunës në Kuvendin e Maqedonisë'' para se mësuesi të hyj në klasë.

Pasi mësuesi është futur në klasë, në vend që të ndalojë dhunën në klasë ndaj një nxënësi që kishte rolin e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ai e ka vazhduar tmerrin duke thënë ''eja të të tregoj si është rrahur Sela'' dhe e ka goditur me shuplaka nxënësin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Prindi i nxënësit të rrahur është ankuar tek drejtoresha dhe ka kërkuar që i njejti mos të jep mësim më pasi edhe më herët ka pasur ankesa për dhunë nga i njejti arsimtar.

Prindi Dejan Karanfilofski rastin e ka paraqitur edhe në polici. MPB e vërteton se ka pasur dhunë në klasë dhe ka njoftuar se nëse ka fakte atëherë mësuesi do të përballet me vepër penale-maltretim gjatë kryerjes së punës, njofton Telma.

Inspektoriati për arsim pranë Ministrisë së arsimit dhe shkencës ende nuk është përgjigjur për dhunën në shkollën fillore ''Kuzman Shapkarev''. /Telegrafi/

Videon mund ta ndiqni këtu!