Please enter at least 3 characters.

Edhe dashuria kërkon keqkuptime

2012/04/Silly-Couple-Fights-That-Are-So-Not-Worth-Having-couple-fights-that-are-so-not-worth-having-1.jpg

Psikologët theksojnë se gjëja e fundit që dëshiron një femër, është që ajo të kuptohet gjithmonë nga partneri i saj. Ajo dëshiron që nganjëherë të jetë e paparashikueshme.

Një mashkull, i cili ka shpjegime për çdo gjë, në periudhën afatgjatë bëhet i mërzitshëm. Me këtë rast mungon fërkimi, i cili nxit tendosjet, të cilat e bëjnë marrëdhënien më interesante.

Nganjëherë femrat përdorin hidhërimin artificial, për të tërhequr vëmendjen, transmeton Telegrafi.

Ekspertët theksojnë se kjo është një gjë e mirë, pasi secili partner duhet të paraqesë tiparet, të cilët tjetri nuk i sheh dhe nuk i vëren, ngase shumë shpejt, marrëdhënia mund të bëhet tejet e ngushtë.

Kur njëri nga partnerët ruan një numër të vogël të fshehtësive që ka, mund ta bëjë partnerin e vet kureshtar dhe të joshë vëmendjen e tij.

Gjithashtu mund të jetë edhe një përparësi, nëse nuk kuptoni të gjitha gjërat, por reagoni ashtu siç e ndieni veten në atë moment. /Telegrafi/