Edhe Britney është fanse e Adele (Video)
30/11/2015
Këngëtarja britanike, Adele, ka vazhduar me thyerjen e rekordeve me albumin e saj të ri dhe hitin “Hello”.
Përpos fansave në gjithë botën që po e dëgjojnë këtë këngë, duket se edhe artistë të famshëm botërorë janë duke përkrahur sukseset e saj.
Artistja e famshme amerikane, Britney Spears, ka shfrytëzuar Instagramin për të treguar se sa shumë i pëlqen kënga e re e Adele, transmeton koha.net.
Ajo ka publikuar një video në të cilën shihet duke vallëzuar me hitin “Hello”.
33-vjeçarja si përshkrim të videos ka thënë se do të vallëzonte me këtë këngë miliona herë.


