Please enter at least 3 characters.

Edhe bashkëshortja e Messit i shkruan dedikim emocionues gruas së Suarezit, pas largimit nga Barcelona

2020/09/ANTO-e1601066294178.jpg
226:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 10: Lionel Messi (R) and Antonella Rocuzzo (L) pose on the red carpet for the premiere of Messi10 by Cirque Du Soleil on October 10, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Robert Marquardt/Getty Images)
12:"Getty Images

Gruaja e Lionel Messi, Antonella Roccuzzo, ka shkruar një mesazh të përzemërt lamtumire për gruan e Luis Suarez, Sofi Balbi.

Sulmuesi uruguajan ka zyrtarizuar transferimin e tij në Atletico Madrid, duke i dhënë fund një periudhe gjashtëvjeçare jashtëzakonisht të suksesshme në Barcelonë, shkruan Marca.

Familjet e lojtarëve Messi dhe Suarez jetojnë shumë pranë njëra-tjetrës në qytetin katalan dhe janë bërë shumë të afërt përgjatë viteve.

"Bolu, shoqja ime, motra ime ... faleminderit për kaq shumë vite së bashku", shkroi Roccuzzo fillimisht në Instagram.

"Për kaq shumë të qeshura, kaq shumë shoqëri dhe biseda pa mbarim. Ju ishit si familje për ne. Nuk mund t'ju them se sa shumë, aq shumë, do të më marrë malli për ju dhe familjen tuaj të mahnitshme”, shkruan më tej ajo.

"Faleminderit për gjithçka! Le të shpresojmë që jeta të na japë momente [për të kaluar] së bashku dhe jam e sigurt që së shpejti do të shihemi përsëri! Unë të dua ty [familjen] tënde. Të gjitha të mirat me këtë hap të ri", ka përfunduar dedikimin e saj bashkëshortja e Lionel Messit. /Telegrafi/