Please enter at least 3 characters.

Edhe Atletico shijon kreun, tani sytë nga Barcelona (Video)

2016/04/AntoineGriezmannClubAtleticodeMadridjOh_RpFROLEx.jpg

Atletico Madridi ka fituar ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 1-0.

Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga Antoine Griezmann, i cili në minutën e 55-të shënoi një gol mjaft të bukur.

Pas kësaj fitore Atletico ngjitet në pozitën e parë me 85 pikë, apo një pikë më shumë se Reali dhe tre se Barcelona e cila ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/