Please enter at least 3 characters.

Eddie Murphy paralajmëron rikthimin në komedi

2019/09/EddieMurphjy-e1567972673515.jpg
332:"TORONTO, ONTARIO - SEPTEMBER 07: (L-R) Eddie Murphy and Paige Butcher attend The Hollywood Foreign Press Association and The Hollywood Reporter party at the 2019 Toronto International Film Festival at Four Seasons Hotel Toronto on September 07, 2019 in Toronto, Canada. (Photo by Andrew Toth/Getty Images for The Hollywood Reporter)
32:"Getty Images for The Hollywood R

Aktori i famshëm hollivudian, Eddie Murphy, është duke punuar në një sërë projektesh të reja, ndërsa turneu 'stand-up' është vetëm një prej tyre - shkruan CNN.

"Në vitin e ardhshëm do të nisem në turne, do të bëj një 'stand-up'", ka rrëfyer ylli i njohur gjatë bisedës në emisionin e Netflix, "Present Company with Krista Smith".

Edhe pse nuk ka informacione lidhur me vendin dhe kohën e mbajtjes së 'stand-up', si edhe nuk është publikuar turneu zyrtar, ai ka thënë se përmes improvizimit do të shfaqet në skenë duke përpunuar materialin e spektaklit komik.

Veç kësaj, Murphy planifikon të realziojë edhe disa projekte të tjera, ku nuk do të mungojnë filmat e rinj.

Filmi "Dolemite Is My Name", në të cilin luan edhe komiku Rudy Ray Moore, do të shfaqet në festivalin e filmit në Toronto.

Po ashtu, ai pritet të jetë edhe nikoqir i spektaklit "Saturday Night Live" në muajin dhjetor, ndërsa do të shfaqet edhe në filmin "Coming To America". /Telegrafi/