E zbulon gazetari italian: Juventusi e ka ofruar Zhegroven në marrëveshje shkëmbimi
Edon Zhegrova vazhdon të mbetet në bankën rezervë te Juventus, pasi trajneri Luciano Spalletti nuk e aktivizoi as në fitoren 4-1 ndaj Parmës.
Në pesë ndeshjet e fundit, kosovari ka luajtur vetëm dy herë, duke grumbulluar gjithsej 15 minuta lojë.
Gazetari italian i afërt me klubin, Romeo Agresti, u shpreh i befasuar nga vendimi për ta lënë jashtë lojës.
“Një gjë që më ka habitur është si Spalletti vendosi Kostic në krahun e djathtë, dhe jo Zhegrovën. Ose nuk është në formë, ose janë zgjedhje teknike, duke u bazuar te fakti se për momentin nuk ofron garanci”, tha Agresti.
Tutje, Agresti shtoi se Zhegrova është propozuar nga Juventusi në disa marrëveshje shkëmbimi gjatë afatit kalimtar dimëror.
“Ka shumë zëra që sugjerojnë se Juventusi e ka propozuar në disa shkëmbime. Do të shohim nëse do të ketë zhvillime pozitive gjatë sezonit. Për momentin, nuk është në të njëjtën pozicion si Joao Mario, por ka pak diferencë", u shpreh gazetari italian.
Situata e Zhegrovës duket se është një kombinim zgjedhjesh teknike dhe mungese mundësish për të treguar potencialin e tij.
Tifozët e Juventusit do të presin për të parë nëse ai do të gjejë hapësira më të mëdha në pjesën e mbetur të sezonit, apo do të përfundojë në një shkëmbim gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/


