E veshur kuq e zi për të impresionuar publikun, Rita Ora shkëlqen në skenë
Rita Ora dukej 'e zjarrtë' kur u ngjit në skenë në mbrëmjen bamirëse të "Global's Make Some Noise" në Hotelin "Londoner" në Leicester Square të martën.
Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, 32 vjeçe, tregoi figurën e saj spektakolare trupore ndërsa veshi një fund të çuditshëm me pupla të kuqe, të cilin e kombinoi me një triko të zezë të veshur në pjesën e sipërme.
Rita defiloi përpara publikut të yjeve e veshur me një palë çizme të kuqe të gjata deri në gjunjë për një performancë të jashtëzakonshme, shkruan DailyMail.
Bukuroshja i mblodhi flokët e saj të ndritshëm ngjyrë karamel prapa, ndërsa një palë vathë të mëdhenj i rrethonin fytyrën e saj të bukur.
Asaj iu bashkuan në skenë një grup balerinash, të cilat vallëzonin gjatë kohës që Rita këndoi një përzgjedhje nga hitet e saj të famshme.
Mbrëmja gala mblodhi para për organizatën bamirëse "Global's Make Some Noise" për të ndihmuar fëmijët, të rinjtë dhe familjet e tyre të disavantazhuara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Pas spektaklit, Rita dha një pasqyrë të pushimeve të saj të fundit në Skoci me burrin e saj, regjisorin Taika Waititi, në një postim në Instagram të enjten.
Ajo ndau me ndjekësit fotografi nga vende të ndryshme turistike dhe peizazhe mahnitëse të natyrës.
Taika Waititi tregon se si e kuptoi që Rita Ora ishte e duhura për të: Qëndronim mbrëmjeve deri vonë
Në një prej fotografive ajo qëndron në mes të rrugës, e rrethuar nga terren i egër me male në distancë.
Rita gjithashtu publikoi një video të saj së bashku me partnerin e saj, regjisorin Taika, 48 vjeç, teksa shijonin kohën së bashku.
Çifti raportohet të kenë shpenzuar rreth pesë milionë funte në një vilë të re në Zelandën e Re, sipas tabloidit britanik The Sun.
Prona e madhe ka katër dhoma gjumi, një pishinë, verandë, kopshte private, garazh të madh dhe pamje të mahnitëse nga gjiri detar. /Telegrafi/


