Please enter at least 3 characters.

E varur nga benzina (Video)

2016/01/f.0311122319379_m.jpg

Vajza me emrin Shannon është shfaqur në një emision të quajtur “Vartësitë e mia të çuditshme” me një kovë me benzinë me vete dhe ka treguar shijen e saj.

“Fillimisht më shtrëngon, ndërsa më pas më djeg fytin. Edhe pse më dhemb, ndjehem mirë”, ka thënë Shannon, e cila çdo ditë pi rreth 12 lugë benzinë.

Nëna e saj thotë se në fillim nuk ka besuar kur ka dëgjuar që vajza e saj pi benzinë, mirëpo këtë e kishte kuptuar nga era e gojës së saj.

Sipas llogaritjeve, vajza vetëm gjatë vitit të kaluar ka pirë rreth 19 litra benzinë.

Ndryshe, pirja e benzinës mund të shkaktojë djegie, vjellje, diarre, ndërsa nëse konsumohet në sasi të madhe mund të pasojë edhe vdekja. /Telegrafi/