Please enter at least 3 characters.

E tmerrshme: Nëna rrah dhe kërcënon me vdekje të birin dy vjeç, pasi i humbi mbushësin e telefonit (Video, +18)

2016/05/Djaloshi-1.jpg

Një nënë është arrestuar nën akuzën se ka rrahur dhe kërcënuar me jetën të birin e saj dy vjeç, gjoja për shkak se i kishte humbur mbushësin e telefonit.

Momenti kur fëmija është abuzuar nga nëna e tij është filmuar nga kamerat, ku më pas kjo video është postuar në YouTube dhe Facebook, duke shkaktuar reagime të ashpra tek mijëra njerëz që e kanë shikuar këtë video, transmeton Telegrafi.

Me të publikuar videon në internet, reagimi i policisë ishte i menjëhershëm të cilët e arrestuan në orët e hershme të mërkurës Kristina Flores-Kennedy 27-vjeëe, ku edhe aktualisht është duke qëndruar në paraburgim.

Sipas policisë së Lochbuie në Colorado, djaloshi është marrë nga shtëpia dhe është strehuar në një vend të sigurt. /Telegrafi/