Please enter at least 3 characters.

E rrethuar me CD-të e albumit të ri, Dafina Zeqiri vjen e veçantë në imazhet e reja

2021/09/dafina.zeqiri_242356439_391502929200306_6785315535504063407_n-1.jpg

Dafina Zeqiri ka finalizuar albumi e ri muzikor “Dafinë Moj”, i cili mund të para porositet në GjirafaMall, dhe tashmë artistja ka nënshkruara CD-të e para.

Këngëtarja e njohur ka postuar disa imazhe në Instagram ku shihet e rrethuar me CD-në e albumit, teksa vendos nënshkrimin e saj.

“Ndjeki ëndrrat tua, kur i mbërrin Karma ka me t’i kthy krejt”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Rikujtojmë që pak ditë më parë, Zeqiri ka publikuar këngën e re “Karma”, në platformën Spotify, e njëjta pritet të lansohet edhe me videoklip.

Kujtojmë që të ardhurat e albumit “Dafinë Moj” do të dhurohen për Shoqatën e Autizimit në Kosovë.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërkohë, këngëtarja po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte në diasporë. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram