Please enter at least 3 characters.

E rrallë: Korea e Veriut feston me muzikë perëndimore (Video)

2016/01/koraa.jpg

Në një shtet tjetër nëse një rock grup performon, nuk do përbënte asnjë lloj lajmi.

Mirëpo ndryshe është nëse flasim për Korenë e Veriut.

Në këtë vend të mërkurën është mbajtur një koncert nga rock grupi nga Sllovenia, Laibch, në Pyongyang.

Në këtë shtet të izoluar kjo performancë është performanca e parë prej muzikantëve perëndimore.

Grupi ka performuar në Teatrin e arteve Ponghwa, që ka kapacitet për më shumë se 1 mijë persona.
Në mesin e shumë të pranishmëve, ishin edhe dhjetra fansa të huaj të këtij grupi, që kishin vajtur në kryeqytetin e Koresë së Veriut vetëm për këtë koncert , trasnmeton Klan Kosova.

Në klip mund të shihet se si audienca e shikon performancën me shumë pasivitet, mirëpo në mes të këngëve ata herë pas herave rrahin shuplaka.

Perfomanca e Laibach, është bërë për nder të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe sundimit kolonial japonez.

Mediat lokale e vlerësuan shumë perfomancën e këtij grupi. “Performuesit treguan një aftësi të mrekullueshmë artistike, përmes të kënduarit të veçantë, zërit të pasur dhe interpretimit shumë të aftë”, ka raportuar shërbimi shtetëror i lajmeve në Korenë e Veriut.