Please enter at least 3 characters.

E quajnë mbretëreshë e tortave: Reformë e përsosur me shije të shtuar!

2018/07/E-quajnë-mbretëreshë-e-tortave.jpg

Torta më e thjeshtë dhe më e shijshmePërbërësit:Brumi:- 10 të bardhë të vezëve,- 300 g sheqer,- 300 g bajame të bluara,- 1 sheqer vaniljeje,- 2 lugë miell.Filli:- 10 të verdhë të vezëve,- 180 g sheqer,- 50 g çokollatë,- 1 sheqer vaniljeje,- 250 g gjalpë të trazuar,- arra të grira për zbukurim.

Përgatitja:

Tundni të bardhët e vezëve me sheqer dhe shtoni bajamet, sheqerin e vaniljes dhe miellin.

Piqni në tepsi të lyer disa kore, varësisht nga madhësia.

Derisa koret të ftohen bëni fillin ashtu që në avull të zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin dhe shtoni çokollatën e shkrirë dhe vaniljen.

Tundni derisa të homogjenizohen dhe hiqni nga zjarri që të ftohen.

Kur të ftohen shtoni gjalpin e tundur, tuni mirë që të homogjenizohet dhe qitni fillin në kore dhe në gjithë tortën.

Qitni sipër arrat e grira.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.