Please enter at least 3 characters.

E qeshura e parë e një vajze të vogël ka pushtuar TikTok, shikoni sa e lezetshme është ajo

2024/07/11fbf734-8274-43d0-a384-b3f978b9b92a.jpg

E qeshura e një bebeje është një nga përvojat më të bukura që prindërit mund të kenë. Por e qeshura e vajzës Millie fitoi zemrat e shumë njerëzve, jo vetëm prindërve të saj.

Një video e shpërndarë nga nëna e saj, Megan Brooke, tregon disponimin e saj të gëzuar dhe shpejt u bë virale në TikTok.

Në një video të shkurtër, shohim sesi qeni i tyre Riggs e bën të qeshë vogëlushin Millie me lojën e tij.

Nëna zbuloi në përshkrimin e postimit se "a ka gjë më të bukur në botë? Por, deri më tani nuk jemi qesharak për të, vetëm Riggs".

Pamja e adhurueshme ka gëzuar shumë njerëz dhe video ka mbledhur 344.500 shikime dhe 11.700 pëlqime. /Telegrafi/