Please enter at least 3 characters.

E ngacmonte një grua në rrugë e përmes telefonit, arrestohet prishtinasi

2022/09/Arrestim-Policia-e-Kosoves.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se ka ngacmuar një grua në rrugë dhe disa herë përmes telefonit.

I dyshuari është arrestuar të martën.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 15.07.2023 – 22:00. Më 18.07.2023 është arrestuar i dyshuar kosovar për shkak se kishte ngacmuar në rrugë dhe disa herë përmes telefonit viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Policia njofton se në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/