Please enter at least 3 characters.

“E neveritshme dhe shumë shqetësuese", KRU Prishtina: Pishina në Graçanicë mbushet me ujë të pijshëm

2023/07/ilustrimm-1-e1690269887301.jpg

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU Prishtina” ka bërë të ditur se punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasur në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm.

Në njoftimin për media thuhet se kjo është e neveritshme dhe shumë shqetësuese.

Lexoni të plotë njoftimin:Punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasë në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm.E neveritshme dhe më shumë se shqetësuese.Do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit.Ndëshkim maksimal!. /Telegrafi/