Please enter at least 3 characters.

E mbuluar me para, Kida duket mjaft provokuese dhe atraktive gjatë xhirimeve të klipit të ri

2019/11/kid-e1573152170510.jpg

Këngëtarja e re, Kida, ka paralajmëruar se këtë javë do të sjellë këngën e saj të re.

Teksa ka preferuar që të mos zbulojë shumë detaje, këngëtarja ka publikuar disa imazhe nga xhirimet e klipit, ku ka tërhequr vëmendjen me dukjen e saj.

Në një prej skenave, Kida shfaqet mjaft provokuese e veshur me një kostum në shtrat, teksa mbulohet me para.

Xhirimet e këtij klipi i janë besuar produksionit "Sekuencë Studio".

Kida përndryshe ka qenë shumë aktive muajve të fundit me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur gjithnjë mirë nga publiku.

Kënga e saj e re, pritet të publikohet këtë javë. /Telegrafi/