Please enter at least 3 characters.

E kryer, James Rodriguez transferohet në Angli, javën e ardhshme për teste mjekësore

2020/08/GettyImages-1179212278.jpg
266:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 05: James Rodriguez of Real Madrid celebrates after scoring his team's 4th goal during the Liga match between Real Madrid CF and Granada CF at Estadio Santiago Bernabeu on October 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

James Rodriguez ka vendosur përfundimisht të largohet nga Real Madridi.

Mesfushori kolumbian ka arritur marrëveshje me skuadrën angleze Everton ku do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare.

Ka qenë trajneri italian i Evertonit, Carlo Ancelotti që e ka bindur Jamesin t’i bashkohet në Goodison Park, pasi dyshja kanë punuar së bashku edhe më parë në Real Madrid dhe Bayern Munich.

Mediat angleze kanë raportuar se James në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë drejt Anglisë për teste mjekësore.

29-vjeçari ka pranuar të ulë edhe kërkesat për pagën e tij vetëm e vetëm që të punojë sërish me Ancelottin.

Nga ana tjetër Everton thuhet se do të paguajë 20 milionë euro te Real Madridi për kolumbianin.

James është pjesë e Los Blancos që nga vitit 2014, ndërsa dy sezone i kaloi si huazim te Bayern Munichu.

Në 125 ndeshje zyrtare me Realin, James Rodriguez ka shënuar 31 gola dhe ka bërë 37 asistime. /Telegrafi/