Please enter at least 3 characters.

E kritikuan për aknet në fytyrë, reagon Kendall Jenner: Mos i lini kurrë gjërat që të ndalin (Foto)

2018/01/kendall10-e1515520950207.jpg
209:"BEVERLY HILLS, CA - JANUARY 07: Kendall Jenner attends The 75th Annual Golden Globe Awards at The Beverly Hilton Hotel on January 7, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Modelja e njohur Kendall Jenner numëron me mijëra fansa anë e mbanë globit, dhe është shumë e pëlqyer për stilin e saj.

Megjithëse është e kujdesshme në çdo prezantim, paraqitja e saj e fundit në "Golden Globe" bëri shumë bujë në media.

Ajo është diskutuar shumë, ngaqë ishte treguar pak e pakujdesshme me fytyrën e saj, duke mos mbuluar aq sa duhet aknet e saj.

Fytyra jo shembull mori vëmendjen e të gjithëve, duke bërë që edhe modelja të reagojë rreth këtyre shkrimeve.

‘’Mos i lë kurrë këto gjëra që të ndalin’’, ka shkruar ajo në një status në Twitter, duke lënë të nënkuptohet që njerëzit kanë keqpërdorur natyralitetin e saj.

Kendall e ka cilësuar si normal problemin me akne në moshën e saj, duke thënë se një problem të tillë e kanë shumë femra në botë.

Sa i përket trupit, ajo dukej bukur dhe seksi veshur me një fustan të zi, i cili nxori mjaft mirë në pah hiret trupore. /Telegrafi/