E konfirmon Fabrizio Romano: United merr vendimin për Michael Carrick
Michael Carrick ka nënshkruar një kontratë të re me Manchester United, sipas raportimeve nga Fabrizio Romano.
Sipas marrëveshjes së re, 44-vjeçari do të qëndrojë në “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2028, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër deri në vitin 2029.
Në të njëjtën kohë, edhe ndihmëstrajneri Steve Holland ka firmosur rinovimin me kushte të ngjashme dhe kohëzgjatje identike.
Carrick mori drejtimin e Manchester United në janar 2026, pas largimit të Ruben Amorim, dhe ka sjellë një ecuri të fortë në Ligën Premier.
Në 16 ndeshje kampionale, Manchester United ka regjistruar 11 fitore, tre barazime dhe vetëm dy humbje.
Aktualisht, skuadra ndodhet në vendin e tretë në Ligën Premier dhe ka siguruar tashmë kualifikimin për sezonin e ardhshëm të Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/


