Please enter at least 3 characters.

E konfirmojnë edhe Kim Kardashian e Kanye West: Ne do të bëhemi edhe me një fëmijë

2019/02/kim3.jpg
248:"NEW YORK, NEW YORK - DECEMBER 02: Kanye West and Kim Kardashian West attend the the Versace fall 2019 fashion show at the American Stock Exchange Building in lower Manhattan on December 02, 2018 in New York City. (Photo by Roy Rochlin/Getty Images)
12:"Getty Images

Ka tash e sa muaj që në media ndërkombëtare qarkullon lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West, do të bëhen prindër për herë të katërt.

Megjithatë dyshja ende nuk e patën konfirmuar një gjë të tillë, deri në episodin e fundit të "Keeping up with the Kardashians".

Ishte vet Kim, ajo e cila mes familjarësh në darkë, u dha atyre lajmin se ajo dhe Kanye po presin edhe një tjetër bebe.

Videoja është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, teksa emocionuese kanë qenë edhe reagimet e të pranishmëve kur çifti bënë këtë deklaratë.

Fëmijën e tyre të katërt do ta sjellë në jetë një nënë surrogate (zëvendësuese).

Po në këtë formë kishte ardhur në jetë edhe fëmija i tyre i tretë, vajza Chikago.

Kimit i ishte këshilluar nga mjekët që të mos ngelet shtatzënë, për shkak të problemeve të shumta që kishte me shëndetin.

Përveç Chikagos, ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë: djalin Saint dhe vajzën North. /Telegrafi/