Please enter at least 3 characters.

E kanosi vëllain dhe ia dëmtoi veturën, arrestohet i dyshuari në Prizren

2022/09/Arrestim-Policia-e-Kosoves.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi ka kanosur vëllain e tij dhe ia ka dëmtuar veturën.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte kanosur vëllain e tij dhe kishte dëmtuar veturën e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/