Please enter at least 3 characters.

E injoruan vazhdimisht - Egla Ceno largohet nga tavolina ku po qëndronte me Meritonin dhe Ilnisën

2024/04/collage-2-2-scaled.jpg

Ilnisa Agolli, Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno, ndodhen në 'dhomën e bardhë' të Big Brother VIP Albania, ku do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën.

Publiku do vendosë për fatin e tre banorëve, kush prej tyre do të largohet dhe kush do vazhdojë garën.

Gjatë darkës, e ulur në të njëjtën tavolinë me Ilnisën dhe Meritonin, aktorja tentoi të fliste me Meritonin, por ky i fundit e injoronte, duke biseduar me Ilnisën dhe nuk i kthente përgjigje.

Ky gjest nuk i pëlqeu aspak Eglës, e cila u ngrit nga tavolina dhe u largua.

Pjesë nga biseda e tyre:Egla: Meriton nuk të lë Ilnisa të më flasësh, se po flisje. Unë tentova të bëja timen, ju uroj natën e mirë.

Egla: Nëse kam faj publiku do më nxjerrë jashtë.

Ilnisa: Dhe ta uroj me shpirt. Atë që unë ndjej nuk kam në plan ta ndaj me ty.

Egla: E di që jeni të fortë sepse jeni të dy.

Ilnisa: Ti mendon se di më shumë sesa dimë ne.

Egla: Unë di se çfarë më di mendja.

Ilnisa: Mund të jesh e zonja me lojërat e fjalëve, por jo me mua. Me ata që peshkon dhe mundesh t’ia dalësh.

Egla: Nuk peshkoj njeri. /Telegrafi/

<section> <h2>Mes Eglës, Ilnisës dhe Meritonit - kush duhet të largohet nga Big Brother VIP Albania 3?</h2> </section> <section> <h2>Egla Ceno</h2> </section> <section> <h3>Ilnisa Agolli</h3> </section> <section> <h3>Meriton Mjekiqi</h3> </section>