"E humbën beben, po prisja prej tre vitesh", ish-banorja e Big Brother VIP Kosova jep lajmin prekës
Këngëtarja dhe sipërmarrësja shqiptaro-amerikane, Ledi Vokshi, ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe kishte pritur prej rreth tre vitesh për fëmijën e tretë, por në një postim në Instagram ka treguar se ka përjetuar humbjen e tij.
“Ky nuk ishte postimi që kisha planifikuar të shkruaja. Do të duhej të ndaja një moment për të cilin jam lutur për 3 vite. Në vend të kësaj, po ndaj një humbje”, ka shkruar ajo.
Vokshi ka theksuar se ka vendosur ta ndajë këtë përvojë sepse shumë gra e përjetojnë këtë dhimbje në heshtje.
“Po e ndaj këtë sepse shumë gra e mbajnë këtë dhimbje të vetme, dhe edhe pse në këtë moment ndihem kështu, nuk besoj se duhet ta kalojmë vetëm", shtoi tutje.
Në fund të mesazhit, ka shprehur mbështetje për të gjitha gratë që kanë kaluar një situatë të ngjashme, duke shkruar: “Nëse ke qenë këtu, po të mbaj për dore nga kudo që je".
Ledi ndërkaq ka qenë pjesë edhe e Big Brother VIP Kosova, në edicionin e dytë, ku fitues u shpall Lumbardh Salihu. /Telegrafi/


