Please enter at least 3 characters.

E hëna ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

2019/06/Flamuri-i-Maqedonise-me-llogo.jpg

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se 24 maj (e diel) është festë kombëtare e "Shën Kirilit dhe Metodit”, dita e edukatorëve sllavë.

Gjithashtu, 24 maj (e diel) është festë shtetërore për besimtarët e besimit islam - Fitër Bajrami, dita e parë e Bajramit.

Prandaj, e hëna, 25 maj, do të jetë ditë jopune për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron të gjithë qytetarët për festat e tyre./Telegrafi/