Please enter at least 3 characters.

E fshehu pistoletën brenda një sanduiçi - arrestohet meksikani në një stacion të autobusëve

2020/06/29689292-8428811-image-a-26_1592344428060-e1592662859339.jpg

Policia arrestoi javën e kaluar një burrë në Mexico City, pasi kishte fshehur një pistoletë brenda një sanduiçi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i gjithë incidenti thuhet të ketë ndodhur në një stacion autobusi në lagjen Gustavo A.Madaro.

“Ky person u përpoq të kalonte përmes detektorit me një armë të mbushur me plumba, dhe e mbështolli atë me letër alumini”, tha policia.

Megjithatë ende nuk dihet nëse i dyshuari po planifikonte të kryente ndonjë vjedhje në një nga autobusët e transportit publik. /Telegrafi/