Please enter at least 3 characters.

E drejta e riblerjes: Juventusi kërkon ta kthejë për 22 milionë euro lojtarin që e shiti para një viti

2020/01/GettyImages-1197844873.jpg
273:"BOLOGNA, ITALY - JANUARY 06: Riccardo Orsolini of Bologna FC celebrates after scoring a gaol during the Serie A match between Bologna FC and ACF Fiorentina at Stadio Renato Dall'Ara on January 06, 2020 in Bologna, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Zonja e Vjetër në huazim aktualisht ka lojtarë si Cristian Romero, Luca Pellegrini dhe Dejan Kulusevski.

Të gjithë me një potencial të rëndësishëm dhe Juve për ta tashmë ka investuar 83 milionë euro, shifër që mund të shkojë në 96 milionë me bonuse.

Por ka edhe lojtar që Juve i ka shitur, por mban të drejtën e riblerjes. Juve ka kontroll mbi Moise Kean për shembull: në rast të një oferte të pranuar nga Everton, Juve do të ketë të drejtë ta barazojë dhe ta kthejë sulmuesin.

Marrëveshja ka edhe një nga talentet më të spikatur të dy kampionateve të fundit: Riccardo Orsolinin.

Sulmuesi shkoi te Bologna për 15 milionë euro, por Juve ka të drejtë ta riblejë.

Formua ua lejon kampionëve italian të blejnë përsëri Orsolini gjatë verës për një shifër pak më shumë se 22 milionë euro, e cila do të rritet në 30 milionë euro në rast se Juve e për në 2021.

Sipas medieve italiane, Juventusi është duke menduar që të investojë që tani te Orsolini për ta kthyer. /Telegrafi/