Please enter at least 3 characters.

“E di që kam probleme mendore”, Lady Gaga thotë se nuk po mund të kontrollojë trurin

2020/08/GettyImages-1125552262-e1597156074377.jpg
283:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 27: (EDITORS NOTE: Image has been edited using digital filters) Lady Gaga arrives at the 25th annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on January 27, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for Turner)
23:"Getty Images for Turner

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, është duke u përballur me probleme të ndryshme mendore.

Në një intervistë për Zane Lowe, në “Apple Music’s Beats”, ajo kishte treguar se si kishte gjetur një ilaç që lufton këto dukuri, shkruan Daily Mail.

“E kam shkruar një këngë në Chromatica, quhet 911, dhe bëhet fjalë për anti-psikotikës dhe gjërave që un nuk mund të kem kontroll në to dhe më duhet që shpesh herë të meditojë”, ka thënë ajo.

Gaga gjithashtu gjatë moshës 19 vjeçare i është dashur të meditojë në mënyrë të vazhdueshme, pasi kishte qenë e dhunuar herë pas here.

Sidoqoftë kjo nuk është hera e parë që ajo flet për këto lloj probleme, pasi të tillat i kishte rrëfyer edhe gjatë vitit 2017 në emisionin e Oprah Winfrey.

Kohëve të fundit ajo ka habitur edhe me një deklaratë tjetër, ndërsa e konsideron jetën e një artisti si të një roboti. /Telegrafi/