E bija e Anton Çettës, Donika, do të jetë drejtoreshë e Parqeve në Komunën e Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka prezantuar një pjesë të stafit të tij që do të jenë në kabinetin qeverisës.
Rama ka bërë te ditur se e bija e Anton Çettës, Donika, do të jetë drejtoreshë e Parqeve.
Anton Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur edhe për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.
Kabineti i pjesshëm i Përparim RamësAlban Zogaj – NënkryetarVllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të KryetaritArbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmitznj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të QëndrueshëmKrenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontrataveznj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e PronaveDonat Lushaku – Drejtor i Kadastritznj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies SocialeIzet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisëznj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e FinancaveFlorian Dushi – Drejtor i Inspeksionitznj. Donika Çetta – Drejtoreshë e ParqeveBersant Beka – Drejtor i Administratësznj. Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturëznj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirëznj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim StrategjikSaudin Maliqi – Këshilltar për ShëndetësiBardh Krasniqi – Këshilltar për Sportznj. Jonada Jashari – Këshilltare për Mediaznj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City
Rama ka njoftuar se javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.
Deri më tani LDK në Prishtinë ende nuk ka zyrtarizuar koalicionin me PDK dhe subjektet tjera politike, që formalisht ishte arritur para votimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal./Telegrafi/


