Tre persona dyshohet se dhunuan seksualisht një tjetër, rasti ndodhi në burgun e Dubravës - flasin nga Prokuroria
Rasti i rëndë i dhunimit seksual i cili u raportua sot nga Policia e Kosovës ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast.
“Rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ndaj tre personave është inicuar rast për veprën penale dhunimi. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast. Për shkak të ndjeshmerisë nuk mund të japim më shumë informata”, ka thënë Nikçi.
Ndryshe, sot siç raportuan nga Policia viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Istog / 25.08.2026 – 21:00. Është pranuar informata se ka ndodhur një rast dhunimi. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se tre te dyshuar meshkuj kosovarë, fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në raport. /Telegrafi/


