Please enter at least 3 characters.

Dyshohet se një çift nga Kosova kanë humbur jetën pas të shtënave në Florida

2024/11/231314534354454.jpg

Dy persona humbën jetën pas të shtënave me armë zjarri gjatë natës në një ndërtesë të lartë luksoze në plazhin Hallandale në Flordia të SHBA-së.

Policia e Hallandale Beach i tha CBSNews se rreth orës 12:30 të mëngjesit morën një alarm ShotSpotter për të shtëna me armë pranë 1800 S Ocean Drive.

"Kur oficerët arritën në një katedër të vendosur në 1830 S Ocean Drive, ata gjetën trupat e një burri dhe një gruaje; të dy ishin qëlluar".

Të shtënat kanë ndodhur në një njësi në një nga katet e nivelit të sipërm.

Disa banorë që jetojnë në zonë thanë se u zgjuan nga zhurma e armëve dhe e policisë.

"Dëgjova të shtënat dhe më pas makinat e policisë. Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, tha Max Braendlin, banor i lagjes.

Lidhur me këtë ngjarje, disa media në Kosovë kanë raportuar të enjten mbrëma se bëhet fjalë për një çift shqiptar nga Kosova (Peja), transmeton Telegrafi.