Dyshohet se kishte tentuar të prekte me dorë një grua në Prishtinë, një person dërgohet në mbajtje
18/05/2026
Një grua dyshohet se është ngacmuar nga një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se dyshohet se i njëjti kishte tentuar që edhe ta prekte me dorë ankuesen.
“Dyshohet se ankuesja f/k në vazhdimësi është ngacmuar nga i dyshuari m/k. Dyshohet se i njëjti kishte tentuar që edhe ta prekte me dorë ankuesen. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/


