Please enter at least 3 characters.

Dyshohet për bombë te stacioni i autobusëve në Prishtinë

2021/12/3-7-e1640267733170.png

Telegrafi ka mësuar se një alarm për bombë te stacioni i autobusëve në Prishtinë është raportuar nga qytetarët në Policinë e Kosovës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar të bëjë evakuimin e qytetarëve.

Policia ka bërë të ditur për Telegrafin se rreth orës 14:00 minuta ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Njësitet policore janë duke e hetuar rastin./Telegrafi/