Please enter at least 3 characters.

Dybala nuk feston golin ndaj Udineses, 'mesazh' drejtuesve të Juventusit për kontratën e re

2022/01/9f22be840e18df2b25ecf4a0c7c795cao2.jpg

Juventusi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Udineses me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 21-të të Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ ka arritur ta shënojë golin e epërsisë në minutën e 19-të me kapitenin e saj, Paulo Dybalan.

Argjentinasi pasi shënoi gol nuk ka festuar fare, pasi që ai dhe klubi ka ditë që i kanë ngrirë bisedimet për rinovimin e kontratës.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1482444459321212936

Madje ai pa nga tribuna ku qëndrojnë krerët e klubit, duke iu dërguar një mesazh të qartë se nuk është i kënaqur me situatën.

Në ditët r fundit ka patur shkrime të shumta për të ardhmen e Dybalas, ku klube si Manchester United, Tottenham e Inter, duken të interesuara. /Telegrafi/